Shembja e Teatrit/ Ambasada Britanike: Palët të dialogojnë! Shumë e rëndësishme veçanërisht në këto kohë të trazuara

Ambasada Britanike në Shqipëri ka përshëndetur deklaratën e Komisioneres së BE-së Mariya Gabriel, e cila kërkon dialog mes palëve pasa shembjes së Teatrit Kombëtar.

Me anë të një postimi të shkrutër, ambasada vë theksin se dialogu, sipas së cilëve në raste të tilla është shumë i rëndësishëm.

“Mbështesim thirrjen e Komisioneres së BE-së Mariya Gabriel për dialog dhe për të gjitha palët e përfshira që të japin kohën dhe hapësirën që të mund të realizohet në mënyrë kuptimplotë. Dialogu nuk është kurrë i pavlerë, veçanërisht në këto kohë të trazuara”, shkruan Ambasada Britanike.

/Shqiptarja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne