Shembjet, mbyllet tuneli i rrugës së Arbrit në Bastar të Tiranës

Shembjet e vazhdueshme kanë bërë që prej disa ditësh të ndërpritet puna në tunelin 1 të rrugës së Arbrit në fshatin Bastar të Tiranës.

Sipas banorëve, shembjet kanë nisur që në metrat e para të hapjes së tunelit për qarkullim, ndërkohë që  tuneli i emergjencës nuk është dëmtuar.

Në tunelin kryesor banorët thonë se ka shembje të mëdha në 100 metër gjatësi, ndërsa masivi dheut ka dëmtuar armaturën e tunelit.

Për shkak të paqëndrueshmërisë, ka pasur shembje dhe në dyshemenë në hyrje të tunelit.

Në këto kushte, firma ka ndërprerë punë dhe prej disa ditësh ka zhvendosur të gjitha mjetet duke i kaluar në anën tjetër në fshatin Murrize të Nja Xibër në Bashkinë Klos. /opinion

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne