Shembjet në Dhërmi, presidenti grek: Shkelje provokuese e të drejtës së pronës

Presidenti grek Prokopis Pavlopulos ka reaguar në lidhje me shembjen e ndërtimeve në Dhërmi. Ai theksoi se Shqipëria duhet të përmbushë dhe të respektojë detyrimet ndaj minoritetit grek si kusht për t’u anëtarësuar në BE.

Reagimi i kreut të shtetit grek erdhi menjëherë pas lajmit mbi prishjen e dy ndërtesave në Dhërmi për të cilat Pavlopulos tha se: “shkelja provokuese e të drejtës së pronës për bashkatdhetarët tanë nga autoritetet shqiptare mban larg perspektivën europiane të Shqipërisë”.

“Nuk duhet të harrohet se pakicës etnike greke duhet t’i respektohet në Shqipërinë fqinje çdo e drejtë ashtu siç u ka hije qytetarëve që jetojnë në sundimin e regjimit të ligjit.

Të gjithë duhet të ndiejnë se jetojnë në një shtet të së drejtës dhe se sundimi i ligjit nuk është një grumbull gurësh. Në Europë nuk ka standarde të ndryshme për vende të ndryshme, ajo i ka të qarta kushtet për shtetet që duan të bëhen pjesë e ndërtimit europian”, u shpreh ai.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne