Shënime nga Uzbekistani (II)

Prof. dr. Kudret BÜLBÜL*

“Pavarësisht se në shekullin e 15-të dhe të 16-të shënoi zhvillime gjigande në fusha të ndryshme si shkencë, arsim, kulturë e civilizim, përse nuk vazhduan këto zhvillime në Uzbekistan? Përse bota turke dhe islame në shekujt e mëtejshëm ra shumë larg këtij mentaliteti të ndritur?”

Rëndësia e shkencës, historisë, politikës ose stabilitetit politik

“Emiri Timur” ka një domethënie shumë të madhe për uzbekët. Uzbekistanit mund ti thuhet edhe vendi i Timurit. Gjatë periudhës së sundimit të tij, Ai ka thirrur në vend shumë shkencëtarë dhe dijetarë. Shumë vepra historike, që gjenden sot në Buhara, Semerkant janë ndërtuar gjatë periudhës së Timurit. Kryetari i parë i Shtetit të Uzbekistanit, Islam Kerimov ka preferuar të nxjerrë në plan të parë veprat e ndërtuara në periudhën e Timurit dhe jo në periudhën e tij. Kufijtë e këtij shteti, gjatë periudhës së Timurit shtriheshin nga Izmiri deri në Indi. Ndërkohë që Timuri e fuste Perandorinë Osmane në intervalin ndërmjet dy mbretërive, merrte fund periudha e Shtetit të Ushtrisë së Artë (Altınordu-Golden Horde). Por në mungesë të mekanizmit të shtetit që do të udhëhiqte një hapësirë kaq të gjerë gjeografike, me vdekjen e tij në vitin 1405, filloi edhe shpërbërja e shtetit. Perandoria Osmane, duke e mbledhur veten në një kohë të shkurtër, vazhdoi rrugën duke u rinovuar. Por hapësira e zbrazët e mbetur në tokat e Shtetit të Ushtrisë së Artë u mbushën nga rusët. Timuri kritikohet se për shkak të boshllëkut që krijoi u bë shkak për lindjen e Perandorisë Ruse.

Pavarësisht se gjatë periudhës së Timurit dhe pas tij u bënë punime shkencore gjigande, shohim se më pas këto hapa nuk vazhduan. Një arsye shumë e rëndësishme për këtë është stabiliteti politik. Nëse nuk ka stabilitet politik, shkenca, arsimi, arti, kultura, civilizimi nuk mund të jenë të përhershme. Shembullin shumë të qartë të kësaj gjendjeje e shohim në historinë e nipit të Timurit, Ulug Bey. Pavarësisht se ishte Kryetar Shteti, një nga dijetarët më të njohur të epokës dhe astronom, i biri ngre krye ndaj tij. Kur mundet nga i biri ai dorëzohet. Ai bën të ditur se heq dorë nga punët e fronit dhe kërkon të shkojë në haxhë (peligrinazh). Ai lejohet, por me të dalë nga Semerkanti vritet me urdhrin e të birit. Pas disa muajsh edhe i biri vritet nga ushtarët e vet. Brenda kësaj paqartësie dhe pasigurie asgjë nuk është e mundur që të qëndrojë e përhershme. Një shkak i rëndësishëm i pyetjes në fillim të programit është stabiliteti politik. Rëndësia që Ehli Synet i jep stabilitetit politik kuptohet akoma edhe më mirë me Uzbekistanin. Sepse nëse nuk ka shtet, më pas nuk mbet asgjë. Edhe arsyeja për qëndrimin më të përhershëm të shtetit dhe institucioneve osmane është përsëri stabiliteti politik.

FETO

Uzbekistani e kuptoi më herët se Turqia se FETO (organizata terroriste gyleniste) ishte një kërcënim i madh. Uzbekistani në vitin 1999 mbylli tërësisht shkollat e FETO-s. Mësuesit, që i akuzoi për spiunazh i deportoi. Bëhet e ditur se tentativa e grushtshtetit të FETO-s që u kërkua të bëhet në Turqi më 15 korrik 2016 ishte provuar në Uzbekistan dhe kishte dështuar. Dëmin e shkaktuar nga FETO në marrëdhëniet Turqi-Uzbekistan e kuptojmë më mirë si nga koncepti i Uzbekistanit në botën e memories tonë, edhe nga ato që dëgjojmë atje.

Buhari, Shah Nakshbandi, Maturidi

Padyshim që një artikull për Uzbekistanin nuk mund të shkruhet pa Buharin, Nakshbandin, Maturidin. Këto emra që përbëjnë rrënjët e kuptimit të Islamit, që pengon radikalizmin dhe tjetërsimin në botën e sotme, do të jenë temë e një programi tjetër. Tani për tani të bëjmë të ditur se uzbekët tregojnë një interes të madh për tyrbet e këtyre emrave.

Turqishtja dhe bota turke

Komunikimi ndërmjet shteteve që flasin turqisht faktikisht nuk është i vështirë për të rritur të kuptuarit. Tre hapa themelore do të lehtësojnë edhe më shumë që të kuptohemi mes nesh. E para, kalimi në alfabetin latin. Uzbekistani ka kaluar në germat latine. Edhe Kazakistani dhe Azerbajxhani. Por në këto vende në disa rajone vazhdon të përdoret alfabeti cirilik. Me kalimin në alfabetin latin do të lehtësohet kuptimi i teksteve të shkruara. E dyta, përdorimi edhe më shumë i fjalëve të shekujve më parë. Në shekullin e fundit, turqit e Turqisë janë ndikuar së tepërmi nga anglishtja dhe frëngjishtja ndërsa të tjerët nga rusishtja. Të gjithë së bashku, nëse do të flisnim gjuhën e gjyshërve tanë do të kuptoheshim shumë më lehtë me njëri-tjetrin. E folura dhe e veshura e të moshuarve në Uzbekistan ngjan aq shumë me gjyshërit dhe gjyshet e mia, aq sa mu duk se kisha shkuar për vizitë tek ata. E treta, turqishtja e Turqisë lexohet siç shkruhet, shkruhet si lexohet. Kjo siguron një lehtësi në gjuhë. Një përpjekje e tillë edhe tek gjuhët e tjera do të lehtësojë edhe më shumë të kuptuarën. Nëse aktualisht dini pak turqisht të vjetër atëherë nuk është vështirë për t’u kuptuar.

Hapja e filialeve të universiteteve turke

Të gjithë ata që kemi takuar theksojnë se universitetet turke duhet të hapin urgjentisht filiale në Uzbekistan. Shprehen se Putini ka “zbarkuar” me 150 rektorë. Universitetet Perëndimore kanë hapur filialet e tyre prej kohësh. Nëse ka pengesë përpara hapjes së degëve të universiteteve turke në Uzbekistan, duhen hequr menjëherë. Duhen inkurajuar urgjentisht hapjet e filialeve në Uzbekistan të universiteteve të caktuara që do të përzgjidhen. Në një kohë që Rusia dhe vendet e Perëndimit kanë përshkuar një rrugë të gjatë në këtë temë, nuk duhet humbur më shumë kohë.

Turqia e dytë

Ajo që pashë në Uzbekistan, në të vërtetë është një Turqi e dytë. Njeriu mbushet me lumturi dhe paqe aq sa sikur të zbulojë në Turqi të dytë. Ose mbase nga që atje është toka e të parëve tanë mund të thuhet për Turqinë një Uzbekistan i dytë.

Një Turqi ku kodet e inteligjencës kanë marrë formë në Perëndim

Para se të shkoja bëra një punë grupi me studentët uzbekë. Studentët u shprehën se njerëzit në Turqi janë shumë më të ndjeshëm ndaj Perëndimit dhe pothuajse shpërfillin zhvillimet në Lindje.

Me ndikimin e thellë që na la Buhara dhe Semerkanti, në kthim e kuptova më mirë se çfarë donin të thoshin studentët. Një pamje e thjeshtë se “Sa e pasqyron media botën turke?” e shpjegon gjendjen. Në programet e sportit, artit, letërsisë pothuajse nuk flitet për botën turke. Le të pyesim veten, ndërkohë që nga Perëndimi njohim shumë sporte dhe sportistë, sa njohim nga bota turke dhe islame? Ndërkohë që në televizionin me kanale satelitore (kabllor) ka shumë kanale televizive të vendeve perëndimore, nga bota turke ka aq pak saqë mund të themi se s’ka pothuajse fare.

Ky interes i pamjaftueshëm ndaj atdheut të të parëve njeriun e brengos. Kurse me gjëra shumë të thjeshta mund ta përfshijmë botën turke dhe islame në rendin tonë të ditës. Po sikur në bazë të “Këshillit (Keneshit) Turk” të organizohen çdo vit gara për të përcaktuar kampionin e kampionëve të klubeve kampione të botës turke? Po sikur këtë ta bënim edhe në bazë të Organizatës së Bashkëpunimit Islam? Madje edhe këto aktivitete të tilla simbolike do të krijojnë së tepërmi interes dhe informacion.

Formimi i fushës së përfshirjes së botës sonë të inteligjencës vetëm me Perëndimin e zvogëlon Turqinë. Një Turqi e shkëputur nga rrënjët e saj historike, pikë së pari bën që ajo të humbë shumë gjera nga vetja. Një Turqi e tillë, edhe nëse hyn në BE, e ul veten në nivelin e një vendi të çfarëdoshëm të Bashkimit Evropian. Turqia do ta gjente vetveten sikur të merrte në rendin e saj të ditës edhe botën turke dhe islame dhe Afrikën, aq sa krijon marrëdhënie me Perëndimin. Vetëm një Turqi e tillë mund të përmbushë misionin dhe i jep më shumë kontribut me në krye vetes, rajonit dhe botës./trt

*Dekan i Fakultetit të Shkencave Politike të Universitetit “Yildirim Beyazit”, Ankara

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne