Shënjestrimi i muslimanëve nga qeveria e Macron-it mobilizon edhe drejtuesit lokalë

Pasi qeveria e presidentit francez, Emmanuel Macron ka shënjestruar kohët e fundit muslimanët dhe vendet e adhurimit në qytete të ndryshme të Francës kanë filluar të shfaqen praktika të ngjashme.

Në muret e ndërtesave zyrtare në qytetet Montpellier dhe Toulouse u shfaqën karikaturat e revistës franceze satirike Charlie Hebdo me përmbajtje ofenduese kundër profetit Muhammed, për të “përkujtuar” mësuesin që u vra të cilit iu pre koka javën e kaluar në rajonin Conflans-Sainte-Honorine në afërsi të Parisit.

Karikaturat në fjalë u shfaqën edhe në shumë vende të qytetit Beziers me vendimin e kryetarit të bashkisë, Robert Menard i cili i përket të djathtës ekstreme.

Në Francë janë rritur praktikat kundër Islamit pas presioneve dhe deklaratave të qeverisë së Macron-it kohët e fundit të cilat në objektivin e tyre kanë muslimanët dhe xhamitë.

Në deklaratën e tij të fundit, Macron tha se “nuk do të heqin dorë nga publikimi i karikaturave kundrejt profetit Muhammed”.

Gjithashtu edhe ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin tha se janë të shqetësuar nga prania e seksioneve të veçanta për produktet hallall në marketet e vendit.

Avokati i Human Rights League (TDH), Arie Alimi tha se pas gjetjes së mësuesit të vrarë një pjesë e madhe e politikanëve francezë kanë dhënë deklarata me objektiv muslimanët dhe se si pasojë e kësaj dy gra me mbulesë (me shami) janë sulmuar në kryeqytetin Paris.

Federata e Shoqatave të Konsumatorëve të Kuvajtit në reagim të publikimit të karikaturave me përmbajtje ofenduese kundër profetit Muhammed, filloi një fushatë të madhe për bojkotimin e produkteve franceze.

Po ashtu edhe përdoruesit e mediave sociale në Marok kanë bërë thirrje për bojkotimin e produkteve franceze.

Rriten presionet mbi shoqatat muslimane

Më 16 tetor në lagjen Conflans-Sainte-Honorine në afërsi të Parisit u vra një mësues të cilit iu pre koka.

Zyrtarët francezë njoftuan se i dyshuari për vrasjen e mësuesit u pa me thikë në dorë në afërsi të kufomës dhe pas largimit të tij ai u ekzekutua nga policia.

Mësuesi i historisë në një shkollë fillore disa ditë para vrasjes tregoi në mësim karikatura me përmbajtje ofenduese ndaj profetit Muhammed dhe kjo shkaktoi reagim të prindërve.

Pas kësaj në vend janë rritur presionet dhe bastisjet ndaj shoqatave dhe institucioneve të shoqërisë civile muslimane.

Në një deklaratë më 19 tetor, ministri i Brendshëm, Darmanin tha se përfshirë Kolektivin e Luftës me Islamofobinë (CCIF) të Francës dhe Barakacity, në vend do të mbyllen 1 xhami dhe shumë shoqata dhe institucione të shoqërisë civile.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne