Sot me shumë aktivitete, shënohet Dita e Çlirimit të Komunës së Rahovecit.
Për nder të kësaj dite, organizohet pritje e familjarëve të dëshmorëve në zyrën e Kryetarit të Komunës.
Po ashtu do të bëhen homazhe dhe nderime pranë lapidarëve, varrezave të heronjve dhe dëshmorëve të kombit.
Kurse akademia solemne me program kulturorë-artistik për nder të Ditës së Çlirimit, do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj”.