Rajoni

Sheraton iku nga Shqipëria, brenda dy muajve hap hotel në Serbi: Investimi 12 milionë euro

Gjigandi i hotelerisë “Sheraton” ka hapur dyert e filialit të ri në Novi Sad të Serbisë më datë 1 Mars 2018. Ai u inagurua si një nga investimet më të mëdha të vitit në Serbi që do ti japë hov ekonomisë dhe turizmit. Ky hap u ndërmor nga Sheraton, vetëm 2 muaj pasi u largua nga Shqipëria.

Sheraton më 1 Janar 2018 u largua nga Tirana dhe më 1 Mars hapet në Novi Sad. Ky fakt u përmend sot edhe nga lideri demokrat Lulzim Basha në një takim që po zhvillon në Tiranë me biznesmenët. Ai tha se ekonomia është në krizë dhe për shkak të monopoleve në vend, po largohen edhe investitorët seriozë.

Sa i përket Sheratonit në Serbi, mësohet se për hotelin e ri është investuar plot 12 milionë euro. Hoteli do të ketë 150 dhoma me cilësi të lartë, nëntë prej të cilave janë apartamente dhe një suitë presidenciale. Hoteli ndodhet afër Pazarit të Novi Sadit, që përfshin 13,000 metra katrorë, ka gjithsej gjashtë dhoma konferencash (me gjithsej 800 vende), etj.

OPINIONE