Shërbimet sekrete amerikane dhe angleze përgatisin nëpërmjet Sorosit dhe organizmave të huaja lajme të rreme për Putinin dhe Rusinë

Një burim diplomatik ushtarak deklaron se po përsëritet një fushatë shpifjesh si ajo e skenarit Panamagates në vitin 2015, kohë kur mediat perëndimore bublikuan dokumenta në lidhje me parajsat fiskale që implikonin udhëheqës të ndryshëm të politikës.

Shërbimet e inteligjencës së Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së aktualisht janë në një fazë aktive të fushatës anti-ruse që synon të diskreditojë individë nga rrethi i brendshëm i presidentit rus si dhe nga lidreshipi i Ministrisë së Mbrojtjes, deklaron një burim diplomatik ushtarak.

“Si pjesë e veprimeve të hapura provokative, specialistë nga agjencitë e inteligjencës amerikane dhe britanike kanë fabrikuar mashtrime lidhur me lidershipin rus”, theksoi burimi.

Sipas raportimit, informacionet e rremë do të shpërndahen tek mediat e kontrolluara nga fondacionet e themeluara prej financierëve me ndikim si George Soros dhe William Browder. Burimi thotë se fushata e shpifjeve do të angazhojë gjithashtu agjencitë e lajmeve të financuara hapur nga autoritetet amerikane, ku mes të tjerave edhe meidat Radio Freedom dhe Current Time.

Fushata thuhet se do të ndjekë modelin e Panamagate dhe se informacioni i njëanshëm pritet që të shpërndahet përmes organizatave jo-komerciale të lidhura me Departamentin e Shtetit.

Burimi thekson se mashtrimet pë r lidershipin rus përbëjnë ndërhyrje të drejtpërdrejta në punët e brendshme të Rusisë.

“Pavarësisht nga absurditeti i akuzave, ashtu sikurse edhe në rastin e dokumentave të Panamasë, Shtëpia e Bardhë në mënyrë të parashikueshme përdor mashtrimet për të justifikuar sanksionet. Veprime të tilla janë ndërhyrje të drejtpërdrejta në punët e brendshme të Federatës Ruse që kanë për qëllim destabilizimin e vendit, dobësimin e potencialit ekonomik të Rusisë dhe formojnë veprime precedente me ndikimin politik për lidershipin rus”, shton burimi.

Miliona dokumente të njohura si Panama Papers u zbuluan në vitin 2016 nga firma ligjore me bazë në Panama Mossack Fonseca. Të dhënat e zbuluara ekspozuan një numër të madh të veprimtarive offshore të shumë kompanive dhe implikuan gjithashtu edhe individë të shumtë nga e gjithë bota./sputnik/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne