Shërbimi i Inteligjencës Izraelite thotë se sulmi i Trumpit në Siri ka dështuar

Sulmet me raketa nga SHBA, Britania e Madhe dhe Franca për shkak të armëve të dyshuara kimike të Sirisë, përfshinë 105 raketa të hedhura nga ajri dhe deti dhe hedhja e mijëra kg. eksplozivësh në tri vende në të gjithë Sirinë, por zyrtarët izraelitë të zbulimit kanë thënë se kjo ishte një dështim.

“Nëse Presidenti Trump kishte urdhëruar sulmet vetëm për të treguar se SHBA reagoi ndaj përdorimit të armëve kimike nga Presidenti sirian Bashar Assad, atëherë ky objektiv është arritur”, tha një zyrtar i lartë i mbrojtjes për Ynet News të Izraelit.

“Por nëse ka pasur një objektiv tjetër – si paralizimi i aftësisë për të nisur armët kimike ose për ta penguar Assadin që të mos e përdorë atë përsëri – është e dyshimtë që ndonjë nga këto objektiva është përmbushur.”

Burimi : Business Insider/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne