Shërbimi Informativ Shtetëror & Rilindja përgjojnë celularin tim

Nga Jakup Gjoca

Celulari im gjithë kohën ka temeraturë të lartë nxehtësie. Sa herë filloj bisedat telefonike dëgjoj pas 3 sekondave një zhurmë.
Celulari e rregjistron këtë zhurmë.
Kur ndodhem jashtë Shqipërisë celulari është normal nga temperatura dhe nuk ka zhurmë në bisedat telefonike.
Meqë jam shtetas edhe i 2 vendeve të Bashkimit Europian i drejtohem Policisë së Krimit Kibernetik të këtyre vendeve dhe aty më sqaruan që në Shqipëri celulari im Është nën përgjim.

Shërbimi Informativ Shtetëror & Rilindja Socialiste më përgjojnë telefonin DUKE SHKELUR ÇDO TË DREJTË KUSHTETUESE.

Unë nuk kam veprimtari kriminale. Nuk kam asnjë ndjekje PENALE.

Për Çfarë arësye më përgjon SHISH?
A KA MARRË URDHËR NGA PROKURORIA & GJYKATA?
Unë jam akredituar si gazetar i politikës tek Parlamenti shqiptar. Si mundet atëhere SHISH të përgjojë telefonin e një gazetari?
Nëse nuk është SHISH është Rilindja Socialiste që ka aparatura paralele përgjimi dhe përgjon këdo që ajo cilëson kundërshtar politik.

Një deputet socialist, anëtar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare më këshilloi që çdo bisedë dhe mesazh tja dërgoj në viber Sepse në Viber SHISH nuk përgjon dot…

SHISH ka detyrim kushtetues të zbulojë këdo tjetër që përdor në Shqipëri aparatura përgjimi.

Por SHISH është kuzhina e Rilindjes Socialiste
dhe nuk i shërben Kushtetutës Por Partisë.

Nuk e kam problem pse më përgjoni Sepse Unë ato që mendoj që bisedoj i publikoj tek GAZETA Telegraf dhe në facebook tim.
Ky është rekordi im kriminal ndaj Rilindjes Socialiste…

Por SHISH duke më përgjuar celularin 24 orë në ditë më dëmton…baterinë…

Burimi: https://www.facebook.com/jakup.gjoca/posts/2070059089673001

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne