Acarime dhe tone te ashpra ka pasur sot ndërmjet keshilltarëve në Këshillin e Qarkut të Vlorës.
Në fillim të mbledhjes kryebashkiaku Dritan Leli kërkoi shkarkimin e Sadrit Danaj, i cili është propozuar nga Koço Kokëdhima në krye të Këshillit të Qarkut. Më pas është zhvilluar votimi ku nga 15 votues, 1 abstenoi dhe kryetar i ri u zgjodh Ervis Mocka. Gjatë votimit ka pasur tensione dhe sherre. Është dashur ndërhyrja e Policisë për të normalizuar situatën. Kryetari i shkarkuar Sadrit Danaj foli edhe në emër të lëvizjes ”Zgjidhja” ndërsa gjithë këtë e quajti një farsë të PS.