Sherr me grushte e shqelma para gjimnazit “Sami Frashëri”, nxënësit dhunojnë adoleshentin pas mbarimit të mësimit

Një sherr me grushte e shqelma ka ndodhur mes nxënësve të gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë pas mbarimit të mësimit.

Në pamjet, shihen 4 nxënës që dhunojnë një bashkëmoshatar të tyre përballë shkollës.

Gjithashtu ata e godasin edhe me konin e parkimit në rrugë, ndërsa adoleshenti tentoi të mbrohet me duar. Mësohet se nga uniformat blu janë shoqëruar deri më tani 6 persona./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne