Rajoni

Sherr me thika mes shqiptarëve e grekëve në Athinë, 6 të plagosur

Një sherr me thika në Greqi ka përfunduar me 6 të plagosur. Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 01:50 në Geraka të Atikës, në periferi të kryeqytetit Athinë.

Autoritetet helene ende nuk kanë të dhëna nëse bëhet fjalë për larje hesapesh mes bandave. Pjesëtarët e sherri u përplasën në kryqëzimin e rrugëve Domoko dhe Geraka.

Sipas mediave fqinje 4 prej tyre janë të plagosur me thikë dhe 2 me armë. Të plagosurit me armë janë një grek dhe një shqiptar. Greku ka marrë plumb në fyt dhe është në gjendje të rëndë. Në vendngjarje është gjetur një armë

Policia greke nuk e lidh ngjarjen me vrasjen në Gjirokastër, ku 35-vjeçari grek Kostandinos Kaçifasqë hapi zjarr ndaj policisë shqiptare, u qëllua për vdekje.

“Ngjarja nuk ka lidhje me protestat në ambasadat shqiptare,” bëri me dije policia greke.

Burimi: BalkanWeb

OPINIONE