Marrëdhënia mes dy aleatëve kryesorë në qeverisje, mbrëmjen e sotme, është bërë mollë sherri mes dy të analistëve të njohur Vangjeli dhe Rakipllari në studion e emisionit Opinion.
Analisti Lorenc Vangjeli është përplasur me kryeredaktorin Robert Rakipllari pikërisht për komentet mbi koalicionin Rama-Meta.
Rakipllari: Ajo që tha Lorenci që ka 3 qëndrime që afrohen me njëra-tjetrën, ishte një dëshirë e Lorencit që Meta me Ramën të mos ndahen, është një nivel pak më lart socialistes së Beratit për mendimin tim.
Vangjeli:Kur bën ironi dhe Berti…Ti me logjikën ke aq lidhje sa sharra e drurit me muzikën klasike
Rakipllari: Të kam thënë që je budalla dhe idiot, ja kam thënë edhe një herë tjetër dhe ja them prapë
Vangjeli: Shih ça thotë, nivel i socialistes nga Berati..