Shqiperia Sociale

Sherri brenda picerisë, ja pse u masakrua për vdekje 58 vjeçari në Durrës!

Zbardhen detaje nga rrahja për vdekje e 58 ­vjeçarit Agim Arapi në Durrës. Gjithçka erdhi pasi viktima u kërkoi paratë e qirasë, raporton “Panorama”. Ai është goditur për vdekje me mjete të forta nga dy vëllezërit Kostandin dhe Kujtim Ekonomi, si dhe dhëndri i Konstandinit, Jurgen Kurti. Ky i fundit është një emër i njohur për policinë, pasi një vit më parë u arrestua për vrasjen e babait të tij, por më pas u shpall i pafajshëm, pasi përgjegjësia e krimit i ra dajës së tij. Ngjarja që i mori jetën mbrëmë 58­ vjeçarit Arapi ndodhi rreth orës 19:55, në lagjen 1, bulevardi “Epidam”, në dyqanin ushqimor në pronësi të viktimës.

Mësohet se shkak për konfliktin është bërë qiraja e papaguar e muajit mars. Sipas Policisë, vëllezërit Ekonomi kishin rënë dakord që nëpërmjet dyqanit të Agim Arapit të kalonin tubat e ajrimit të picerisë që ata kishin hapur pak më shumë se një muaj më parë bashkë me dhëndrin e tyre. Ata kishin bërë një marrëveshje, e cila konsistonte që vëllezërit Ekonomi do t’i paguanin 13 mijë lekë në muaj Agim Arapit për tubat e ajrimit që kalonin nëpërmjet dyqanit të tij ushqimor, që ndodhet në të njëjtën godinë.

Mbrëmjen e djeshme, bashkëshortja e viktimës, Shpresa, u ka kërkuar pagesën e muajit mars, të cilën ata nuk e kishin kryer. Në këto momente, vëllezërit dhe dhëndri i tyre nisin të debatojnë me çiftin Arapi, ndërsa më pas konflikti ka degjeneruar në dhunë e përdorimin e mjeteve të forta. Ata e kanë qëlluar me grushte e shkelma e më pas edhe me mjete të forta në kokë Arapin, duke e lënë të plagosur rëndë. 58­ vjeçari ka gjetur vdekjen gjatë rrugës për në spital për shkak të dëmtimeve në kokë./ Dritare.net

OPINIONE

INTERVISTA