Sheshel djeg flamujt e BE-së dhe NATO-s në sheshin e Beogradit

Nga Partia Nacionaliste Radikale Serbe sot në sheshin e Beogradit është mbajtur marsh protestues në kujtim të 20 vjetorit të fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s mbi ish Jugosllavi, ku janë djegur flamujt e BE-së dhe Aleancës.

Marshi ka filluar nga rruga “Knez Mihailova” dhe ka përfunduar para Pallatit presidencial.

Pjesëmarrësit në marshimin i ka udhëhequr Voisllav Sheshel, lideri i PRS-së i akuzuar për krime lufte nga ana e Tribunalit të Hagës, i cili në fillim të tubimit ka djegur flamujt e BE-së dhe NATO-s.

Sheshel më pas deklaroi se me djegien e flamujve “ka dashur të tregoj se çfare mendon për BE-në dhe NATO-n”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne