Sheshel kërcënon: Mezi presim që të nisemi ta çlirojmë Kosovën serbe

Lideri radikal serb, Vojsllav Sheshel, ka protestuar kundër festivalit “Mirëdita, dobar dan”, që sot ka nisur në Beograd.

Ai gjatë protestimit bashkë me shumë anëtarë të partisë së tij, ka paralajmëruar se do t’i vizitojë të dënuarit për vrasjen e Zoran Gjingjiq, duke thënë se ata janë heronj dhe se “Serbia është duke pritur për të dy që ta çlirojnë Kosovën”, shkruan Espreso.rs, përcjell Klan Kosova.

“Dua t’ua përcjell një mesazh të fortë që Serbia është duke pritur për Legijan dhe Zvezdan që ta çlirojnë Kosovën serbe së bashku”, ka thënë Sheshel.

Radikali serb ka paralajmëruar se këtë vizitë në burg te Millorad Ulemek dheZvezdan Jovanoviq do ta bëjë gjatë të premtes, ku dhe siç ka thënë so t’ua përcjell mesazhin për “clirimin e Kosovës”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne