Shifra tronditëse në Meksikë, 175 politikanë të vrarë në një vit

Vitin a kaluar janë vrarë 175 politikanë në Meksikë, sipas një analize për rrezikshmërinë nga kompania “Etellekt”.

“Një numër total praj 175 politikanësh është vrarë nga shtatori i vitit të kaluar deri më 31 gusht, një periudhë që përfshin edhe fushatën zgjedhore të muajit korrik”, deklaroi sot “Etellekt”.

Sipas këtyre statistikave kanë vdekur rreth 15 politikanë çdo muaj.

“Nga ana tjetër, të paktën 850 sulme të dhunshme kundër politikanëve janë regjistruar në të gjithë vendin”, sipas “Etellekt”.

Dhuna nuk ka rënë që prej zgjedhjeve në korrik, ku pati 63 sulme ndaj politikanëve, përfshirë 21 vrasje.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne