Shihni fotot flagrante që tregojnë marëdhënien Basha-Vlahutin

Që Lulzim Basha dhe Romana Vlahutin nuk e durojnë dot njëri tjetrin kjo nuk është më një sekret në rrethet politiko diplomatike të Tiranës. Por kjo është parë sot në mënyrë shumë të qartë gjatë takimit të kerut të PD në sallën VIP të aeroportit të Rinasit, me shefen e diplomacisë europiane Federica Mogherini. Basha u tregua tejet i përzemërt dhe miqësor me italianen ndërsa i ofroi një ftohtësi korrekte kroates (Shihni si i jep doren/ foto 1). Kur u ulën për bisedën e shkurtër Basha dhe Mohherini qënduar gati kokë më kokë duke e lënë më njëanë ambasadoren e BE në Tiranë, që është mësuar zakonish me shumë më tepër vëmendje sesa kaq.

(1)

(2)

(3)

Por edhe Vlahutin nuk është se e la veten të binte pre e momentit të vështirë. Ajo përdori armën më të mirë për të treguar se e injoronte tjetrin (foto). Sapo Basha filloi të flasë me shefen e saj, Romana bëri të pa interesuarën, kerkoi gjatë në çantën e saj dhe filloi të lundrojë në celular (foto 2 dhe 3). Shenjë kjo tipike ose e atyre që gjenden ne siklet ose e atyre që kërkojnë te tregojnë se respekti për dikë ka mbëritur drejt fundit./ lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne