SHISH e Krimet e Rënda zbarkojnë në bordin e jaht-it, familjarët e biznesmenit turk nisen për në Shqipëri

Prokruroria e Krimeve të Rënda dhe Shërbimi Informativ Shtetëror janë bërë pjesë e hetimeve për zhdukjen e biznesmenit turk Sevgin Yavuz.

Herën e fundit biznesmeni turk Yavuz, ishte parë në jahtin e tij, i cili mbërriti bosh në portin e Shëngjinit.

Ndër dyshimet e para të prokurorëve të çështjes është fakti që biznesmeni përveçse mund të ketë rënë aksidentalisht nga mjeti, mund edhe të jetë eliminuar nga konkurrentët e tij.

Për të vërtetuar nëse turku ka qënë i vetëm në jahtin, ai do të kontrollohet nga ekspertiza për gjetjen e ndonjë gjurme apo të dhëne tjetër që mund të çojë edhe në zbulimin e ngjarjes.

Gjithashtu do të analizohen edhe dokumentet që janë gjetur në jaht për të parë nëse ishin të ligjshme dhe nëse i përkisnin biznesmenit Yavuz.

Pasi t’i nënshtrohet kontrolleve të imtësishme jahti “ATIKA BEY” dhe targë YM 9896 do do t’i kthehet familjarëve të Yavuz. Ata janë nisur për në Shqipëri.

Disa ditë më parë një jaht luksoz u gjet në afërsi të portit të Durrësit nga një peshkarexhë, e cila më pas e rimorkoi deri në Shëngjin. Jahti, në pronësi të biznesmenit turk, Sevgin Yavuz, 53 vjeç. Brenda jahtit u gjetën 2 pasaporta./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne