Shiste fruta në anë të rrugës, goditet për vdekje

Një 25 vjeçar është bërë viktima e radhës e aksidenteve automobilistike. Ai u godit nga një automjet pranë zonës së metalurgjisë në Elbasan.

I riu ishte duke shitur fruta në anë të rrugës në fshatin Bradashesh. Makina që vinte me shpejtësi të madhe nga Tirana e humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke e përplasur fort 25 vjeçarin.

I plagosur në gjendje të rëndë ai u transportua drejt spitalit të Elbasanit, por ndërroi jetë gjatë rrugës. Forcat e policisë që mbërritën në vendin e ngjarjes shoqëruan në komisariat shkaktarin e aksidentit. Ndërkohe në një tjetër aksident gjatë ditës një efektiv policie mbeti i plagosur.

Ai po udhëtonte në aksin rrugor Cërrik-Banje kur si pasojë e pakujdesisë doli nga rruga dhe përfundoi disa metra poshtë. Për fat të mirë drejtuesi i mjetit arriti të shpëtoi me plagë të lehta, ndërsa makina pas disa minutash nga aksidenti shpërtheu në flakë dhe u dogj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne