Shitblerja e votës, Klodiana Lala: Do dalin përgjimet e politikanëve

Gazetarja e kronikës në News24, Klodiana Lala ka bërë një paralajmërim të fortë sa i përket nisjes së vitit 2019.

E ftuar në emisionin ‘Opinion’, si një nga personazhet më të spikatur të vitit 2018 për kontributin në gazetarinë ivestigative, gazetarja tregoi se si do të nisë viti i ardhshëm për të dhe zhvillimet që pritet të ketë.

Lala është shprehur se ka një kontratë me rrjetin investigativ BIRN, dhe se është duke punuar për një shkrim investigativ për shitblerjen e votës.

Ajo është shprehur se do të dalin përgjime të rëndësishme nga ky investigim, ndërsa ka treguar se do të dalin edhe emra të disa politikanëve të përfshirë në shitblerjen e votës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne