Shitja e makinave në BE shënoi rritje

Shitja totale në tregut e makinave në Bashkimin Evropian (BE) gjatë muajit tetor të këtij viti është rritur me 8,7 për qind në raport me periudhën e vitit të kaluar dhe arriti në 1 milion e 177 mijë e 746 njësi.

Sipas të dhënave të Shoqatës Evropiane të Prodhuesve të Makinave (ACEA), në periudhën janar-tetor të vitit 2019 janë regjistruar 12 milionë e 946 mijë e 921 makina të reja, që është më pak për 0,7 për qind në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Nga vendet e Bashkimit Evropian në tetor më së shumti makina janë regjistruar në Gjermani, edhe atë 284.593 njësi.

Pas Gjermanisë vijon Franca me 188.987, Italia 156.851, Britania e Madhe 143.251 dhe Spanja me 93.961 makina të reja.

Sipas të dhënave më të fundit të prodhuesve, më së shumti makina të reja në BE në tetor ka shitur grupi Volkswagen, gjithsej 293.077 njësi. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne