Shitjet e përditshme të naftës të Iranit janë mbi 1 milion fuçi

Kryetari i Bankës Qendrore të Iranit, Abdunnasir Himmeti, tha se pas sanksioneve të SHBA-së, shitjet e përditshme të naftës të Iranit janë mbi 1 milion fuçi.

Duke folur për median shtetërore iraniane, Himmeti bëri një deklaratë në lidhje mekanizmin e posaçëm të pagesave të BE-së, (SPV), i projektuar për të lehtësuar tregtinë me Iranin kundër sanksioneve të Uashingtonit si dhe në lidhje me shitjen e naftës në vend.

Himmeti deklaroi se edhe Japonia është e përfshirë në mesin e vendeve të cilat marrin naftë nga Irani, dhe u shpreh se: “Shitjet aktuale të naftës të Iranit janë më shumë se 1 milion fuçi. Ka mënyra të tjera për të gjeneruar të ardhura nga eksportet e naftës. Nuk kemi ndonjë shqetësim në lidhje me këtë dhe politika jonë është”.

Himmeti tha se evropianët në lidhje me SPV, përballen me probleme teknike, duke shtuar se: “Evropianët po thonë se ‘Çka do që të bëjmë, Amerika përsëri do të vendos sanksione’. Ne kemi krijuar të gjithë politikën tonë të pavarur nga mekanizmat financiare të Evropës, dhe tashmë, është i gatshëm terreni për këmbim të parave me Kinën, Korenë e Jugut, Turqinë, Indinë dhe Rusinë.”

Himmeti u shpreh se: “Unë mendoj se evropianët do të bëjnë diçka për dinjitetin e tyre në të ardhmen e afërt”, duke vënë në dukje se nëse e bëjnë një gjë të tillë, ata do ta mirëpresin me kënaqësi, dhe nëse nuk e bëjnë, ata do të vazhdojnë të përparojnë me programin që e kanë përgatitur.

Qeveria e SHBA-së gradualisht paraqiti paketat e saj të sanksioneve kundër Iranit pas tërheqjes së saj të njëanshme nga marrëveshja bërthamore më 8 maj.

Pas tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja, BE-ja e cila dëshiron ta mbaj qeverinë e Teheranit në marrëveshjen bërthamore, kishte njoftuar se në muajin shtator do të zhvillojë një mekanizëm të ri pagesash për të lehtësuar tregtinë me Iranin, duke përfshirë edhe naftën dhe për të mbrojtur kompanitë evropiane nga sanksionet e SHBA-së.

Mekanizmi që pritet të aktivizohet deri në fund të vitit të kaluar ende nuk është vënë në praktikë, gjë që ka shkaktuar reagimin e qeverisë së Teheranit.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne