Shkaktuan aksident dhe u larguan nga ngjarja, arrestohen të rinjtë në Berat

Florin Shosha dhe Artenis Lilaj u vunë në prangat e policisë së Beratit pasi akuzohen se kanë aksidentuar një person që lëvizte me motocikletë.

Arrestimi i tij u krye pasi në rrugën qytetëse, Axhensi-Kombinat në vendin e quajtur Shtëpia e Bardhë, duke drejtuar automjetin tip “Opel” u përplas me motoçikletën tip “Niponia” me drejtues shtetasin V.B, 29 vjeç, banues në fshatin Duhanas, Berat, i cili mori dëmtime të lehta.

Drejtuesi i automjetit u largua nga vendi i aksidentit dhe pas një kohe të shkurtër u kap nga shërbimet e policisë.

I dëmtuari pasi mori ndihmën e parë në Spitalin Rajonal Berat u dërgua për në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale, ”Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, parashikuar nga nenet nenet 290 dhe 273 të Kodit Penal.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne