Shqiperia

Shkarkimi i ambasadores shqiptare/ Mediat greke: Ardiana Hobdari është e përfshirë në vjedhjen e 100 pasaportave vitin e kaluar

Një nga mediat greke më të njohura në Greqi, ProtoThema ia faturon shkarkimin nga posti si ambasadore të Shqipërisë, Ardiana Hobdarit, pikërisht vjedhjes së 100 pasaportave shqiptare vitin e kaluar në Athinë.

Sipas informacioneve të ProtoThema, Ardiana Hobdari është direkt e përfshirë në vjedhjen e pasaportave natën e 13 shkurti në Athinë, kur nga makina e konsullit të përgjithshëm të Janinës, Pervin Gjikuria u vodhën 100 pasaporta, nga 300 që ndodheshin brenda në mjet.

Asaj kohe, Gjikuria u shkarkua kurse Hobdarit iu vendos masë. Sipas mediave greke, është pikërisht kjo arsyeja sepse është shkarkuar dhe Hobdari.

PJESË NGA ARTIKULLI I PROTOTHEMA-S

Sipas informacioneve, Hobdari dhe Gjikuria janë “të përfshirë në rastin e vjedhjes së 100 pasaportave nga një makinë e trupit diplomatik shqiptar që ishte në tokën greke. Automjeti, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, i përket Gjikurisë. Në të njëjtën njoftim thuhet se konsulli në fjalë kishte marrë përsipër detyrën e transportimit të pasaportave në Athinë dhe dorëzimin e tyre në ambasadën shqiptare. Vjedhja ndodhi në 13 shkurt, vonë natën, në Thesio, ku ishte automjeti i konsullit shqiptar që u vandalizua. Policia Greke u informua siç duhet për ngjarjen”./BW

OPINIONE

INTERVISTA