Shkarkimi i Metës/ Zbardhet kërkesa e Komisionit Hetimor ndaj Parlamentit

Komisioni Hetimor i ngritur për verifikimin e ligjshmërisë së vendimit të presidentit të Republikës, Ilir Meta, për çdekretimin e 30 qershorit si datë të paracaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve vendore, pritet të mblidhet ditën e nesërme.

Mësohet se Komisioni do t’i kërkojë Parlamentit zgjatjen e mandatit të tij deri në mbërritjen e opinionit të Venecias. Kjo kërkesë është një lëvizje e detyrueshme e Komisionit, pasi afati final i përmbylljes së punimeve të tij ishte data 8 Tetor, ndërkohë që nga ana tjetër, përfaqësuesit e Komisionit të Venecias kanë njoftuar publikimin e raportit final më datë 11 tetor, ku do të pasqyrojnë opinionin e kërkuar mbi shkeljet kushtetuese të Metës të pretenduara nga mazhoranca.

Ndërkaq, ditën e djeshme, presidenti Meta publikoi raportin prej 55 faqesh që ia ka dorëzuar përfaqësuesve të “Venecias”, për t’i njohur me arsyetimet e tij lidhur me vendimet që ka marrë për dekretet e zgjedhjeve vendore./lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne