Shkarkohet diplomatja polake e cila “akuzoi” Tuskun si oficer nazist

Ministria e Jashtme e Polonisë ka shkarkuar nga detyra konsullen e nderit të SHBA-ve e cila pretendohet se ka bërë një publikim ku presidentin e Këshillit të Bashkimit Evropian, Donald Tusk e tregon si oficer SS të Gjermanisë naziste, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit të publikuar nga agjencia zyrtare e lajmeve të Polonisë, PAP, theksohet se Ministria e Jashtme ka shkarkuar nga detyra konsullen e nderit të SHBA-ve, Szonert Binienda, ku pretendohet se nga Facebooku ka bërë një publikim ku nëpërmjet një fotoje të ndryshuar presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk e ka treguar si oficer të SS.

Për diplomaten Binienda është theksuar se do të jepet vendimi se çfarë procedure do të kryhet ndaj saj, pasi ministri i Jashtëm Witold Waszczykowski i cili ndodhet në Australi të kthehet nga vizita e tij.

Binienda, në një deklaratë për Associated Press ka theksuar se nuk ka publikuar asnjë fotografi në lidhje me Tusk dhe se llogaria e saj për të cilën aktualisht nuk ka qasje mund të jetë marrë nën kontroll nga dikush tjetër.

“Nuk kam përgatitur ndonjë fotografi që e tregon Donald Tusk si SS. Jam kundër simboleve dhe ideologjisë së SS, si dhe kundër të çdo përdorimi dhe përhapjes së tyre. Madje edhe fjalën ‘Fashizëm’ nuk e vërej të këndshme që të përdoret si shprehi politike. Jam kundër që politikanët tanë të krahasohen me Hitlerin”, është shprehu Binienda.

Ndërsa bëhet e ditur se Tusk pavarësisht se më 9 mars u rizgjodh sërish në krye të Këshillit Evropian me mbështetjen e 27 vendeve anëtare, ai në vendin e tij ishte shpallur “njeri i padëshiruar”, ku dhe në kryeqytetin Varashavë ai ishte pritur me protesta.

Tusk në vendin e tij në Poloni akuzohet për “neglizhencë të detyrës së tij në hetim” në lidhje me aksidentin ajror ku humbi jetën ish-presidenti Lech Kaczynski i cili është edhe binjaku i Jaroslaw Kaczynski.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne