Shkarkohet drejtori i hipotekës së Beratit, zbulohet shkaku…

Ministrja e Drejtësisë ka shkarkuar nga detyra drejtorin e hipotekës së Beratit. Shkak për këtë vendim, sipas burimeve nga hipoteka, ishin ankesat e qytetarëve në drejtim të këtij institucioni.

Gjatë takimit në kuadër të turi të llogaridhënies së ministrave me qytetarët, ministrja e Drejtësisë Etlda Gjonaj ka qenë në Berat. Menjëherë pas takimeve në komunat Otllak dhe Velabisht, Gjonaj ka shkarkuar nga detyra drejtorin e ZVRPP të këtij rrethi, Robert Poçi.

Gjatë takimeve në njësitë administrative të Beratit, banorët kanë shprehur shumë pakënaqësi për punën e Hipotekës dhe madje kanë bërë akuza të drejtpërdrejta për drejtuesin e saj.

Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e ZRPP thonë se ne shkarkimin e Pocit ka ndikuar edhe analiza e praktikave te prapambetura dhe trajtimit te tyre jashte afateve ligjore.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne