Shkarkohet persekutuesi i muslimanëve Eugen Beci

Eugen Beci, prokurori që amerikanët perdorën për të hetuar, kërcënuar dhe burgosur me dhjetra besimtarë muslimanë është shkarkuar nga detyra. Keshtu ndodh me amerikanët. Të perdorin dhe pastaj të hedhin. Allahu vonon por nuk harron.

 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Krimeve të Rënda, Eugen Beci. Në seancën dëgjimore, prokurori i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beci u përball me një sërë problemesh që iu vunë në dukje nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Gjatë hetimit ndaj Becit janë zbuluar probleme me pasurinë, kryesisht për blerjen e një apartamenti 169 metra katrorë në kryeqytet.

Po ashtu probleme iu gjetën edhe gjatë kontrollit të figurës, përfshi kontaktin e papërshtatshëm me një person të publikuar gjatë debatit publik për komplotin e vrasjes së deputetit Tom Doshi. Kjo çështje, më vonë ka rezultuar një ngjarje e sajuar.

Trupa që ka kryer hetime ndaj prokurorit të Krimeve të Rënda kryesohej nga Valbona Sanxhaktari, me relatore Xhensila Pine dhe anëtar Roland Ilian.

Beci tha se i qëndronte shpjegimeve me shkrim mbi pasurinë, por përsa i përket kontaktit të papërshtatshëm me personin e lidhur me komplotin për vrasjen e Tom Doshit, ai kërkoi që kjo të mos merrej në konsideratë.

Prokurori Beci kishte aplikuar për t’u bërë pjesë e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK)./hashtag

 

 

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne