Shkarkohet zv/ministrjae Jashtme pak para vendimit për negociatat

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra zv/ministren e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, Kleopatra Maliqi.

Motivi nuk është dhënë në vendimin e firmosur nga kreu i ekzekutivit, por duhet thënë se vjen vetëm disa ditë para vendimit të vendeve anëtare për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

VENDIM Nr. 341, datë 7.6.2018

PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës
dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr. 9000, datë
30.1.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e
Këshillit të Ministrave”, me propozimin e
Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Znj. Kleopatra Maliqi, zëvendësministër për
Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo
detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI
Edi Rama

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne