Shkatërrime dhe vrasja e civilëve, fryti i luftës kundër terrorizmit të koalicionit amerikan

Me dhjetëra civilë janë vrarë dhe plagosur në sulmet ajrore të të ashtuquajturit koalicion amerikan anti-ISIS në rajonin Dejrul Zur në lindje të Sirisë. Shumica e viktimave të këtij sulmi janë gra dhe fëmijë.

Sulmet amerikane në Siri, jo vetëm që kanë shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e qindra civilëve por kanë shkatërruar tejmase infrastrukturën dhe qytetet kryesisht në lindje të Sirisë. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011. Më shumë se 1,100 civilë janë vrarë në sulmet e drejtuara nga koalicioni kundër ISIS i cili udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara në Irak dhe Siri, prej kur kanë nisur operacionet më 2014. Koalicioni përmes një deklarate ka thënë se ka vrarë edhe 53 civilë, duke e çuar në rreth 1,114, numrin e personave të vdekur nga gushti i muajit 2014. Mirëpo numri zyrtar i dhënë nga ushtria amerikane është dukshëm më i ulët në krahasim me shifrat e ofruara nga organizata të jashtme, siç është Airwars, e cila ka thënë se rreth 6,575 civilë janë vrarë nga sulmet e koalicionit. Rreth 20 civilë janë vrarë si pasojë e sulmeve në “pozicionet luftuese” të ISIS-it, përkatësisht afër një qendre të kontrollit në rajonin Dejrul Zur. Vetëm disa ditë më parë avionët luftarakë të koalicionit të ashtuquajtur anti-ISIS të kryesuar nga Amerika, kanë sulmuar fshatrat në provincën Dejrul Zur në lindje të Sirisë, duke lënë të vrarë dhe të plagosur gjithsej 60 civilë mes të cilëve 2 femra dhe 2 fëmijë.

Avionët amerikanë kryesisht bombardojnë rajonin Haxhin duke lënë të vrarë dhe plagosur të paktën 25 sirianë. Avionët luftarakë të Amerikës shumë herë kanë bombarduar këtë zonë kryesisht me bomba me përbërje fosfori. Qeveria siriane nga ana e saj është ankuar pranë OKB dhe ka kërkuar ndalimin e bombardimeve të rajoneve të ndryshme të Sirisë me bomba me përbërje fosfori. Koalicioni anti-ISIS, është krijuar në kohën e ish presidentit amerikan Barack Obama me pretekstin e luftës kundër grupeve terroriste. Ndërkohë sipas raporteve zyrtare, Amerika dhe aleatët e saj perëndimorë dhe arabë janë formuesit dhe financuesit kryesorë me armë dhe financa të grupeve terroriste si ISIS. Koalicioni ndërkombëtar anti-ISIS është formuar në vitin 2014 me qëllim që të luftojë terroristët e ISIS mirëpo deri më sot ky koalicion ka vrarë dhe plagosur shumë civilë sirianë. Qeveria siriane disa herë është ankuar pranë organeve ndërkombëtare dhe në KS të OKB për vrasjen e civilëve sirianë nga ana e koalicionit ndërkombëtar anti-ISIS./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne