Shkatërrimet nga tërmeti, “kryqëzohet” drejtori i Institutit të Ndërtimit

Drejtori i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu u kryqëzua këtë të enjte në emisionin Opinion, teksa nuk dinte se si të mbrohej pas situatës së krijuar nga tërmeti i fundit, që mori dhjetëra jetë njerëzish.

Më i ashpër ishte gazetari Mentor Kikia, teksa i drejtohej zotit Hysenlliu: Keni lënë kokrrën e namit duke mashtruar qytetarët, duke mashtruar qeverinë me inspektimet. Shansi i madh do të jetë që mos i bëni ju përsëri inspektimet. Nëse qeveria do ketë mënd për ta marrë seriozisht këtë që ka ndodhur duhet të marrë inxhinier të huaj për të vënë firmën se çfarë duhet bërë në Durrës, sepse ju po të shkoni në plazh do i nxirrni prapë në rregull, do thoni është prishur suvaja. Do thoni, fitore e inxhinierisë shqiptare. Dhe sa për ta ditur shtëpitë në Bathore që janë bërë me lekët e djersës të secilit. Asnjë shtëpi nuk është plasaritur në Bathore. Ju, dhe tani po ta drejtoj gishtin, ju, ju si ndërtues që vjedhin hekurat e kolonave, duhet të shkoni në gjyq se jeni vrasës. Ato pallate që bien sot janë hekura të vjedhura nga inxhinierët, kam dëshmi që inxhinieri shkonte në shtëpi dhe ndërtuesi merrte punëtorët për të hequr hekurat nga soleta për të ulur kosto. Nga një pallat i kalbur vdiqën 23 vet është turpi i historisë. Nuk ka çfarë të ndodhi më.

Pjesë nga debati

Agron Hysenlliu: Përpara se të më drejtoni pyetje duhet t’iu kthej një përgjigje për gishtin që më drejtove. Unë nuk kam thënë që godinat në Shqipëri nuk kanë problem. Nuk e them dot. Do të ishte aprofesionale nga ana ime ta thosha këtë. Kam thënë nga aktet e ekspertimit që kam bërë në terren. Akt konstatimi në qytetin e Tiranës, 90% e objekteve që kemi konstatuar nuk kanë probleme në strukturë. Kjo është tepër e rëndësishme dhe mua në gojë mos më vër llafe që nuk i kam thënë.

Mentor Kikia: Ju nuk përgjigjeni vetëm për Tiranën. Ne iu kemi intervistuar ju zotëri për Durrësin dhe keni thënë “ishte një dëshmi, ishte një fitore për inxhinierinë shqiptare”.

Agron Hysenlliu: E them prapë.

Mentor Kikia: Si mundet që me konstatim ju të arrini në përfundimin që kolonat e pallatit nuk janë dëmtuar sepse ju vutë qeverinë në gjumë me thënien tuaj. Me konstatimin tuaj qeveria vuri festën mënjanë dhe njerëzit atje futën kokën në gërmadha./ Opinion

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne