Shkatërrohet grupi i grabitësve shqiptarë në Greqi

Një grup grabitesish shqiptarë kanë rënë në prangat e Policisë greke, pasi akuzohen për një sërë ngjajresh kriminale të ndodhura në vendin fqinj. Mediat vendase kanë bërë me dije dhe emrat e tyre, ndërsa Policia ka publikuar dhe fotot.

Sipas mediave greke bëhet me dije se në pranga kanë rënë: Mirel Kasaj, Erius Tafaj, Marinel Murataj, Roland Rroshi, Dhimitër Ramadani dhe Dionis Gjojdeshi.

Ata u arrestuar pas shuë grabitjesh në pikat e karburantit, parkingjet dhe banesat. Ata kryenin grabitje me maska, armë zjarri, pajisje shkarkimi elektrike, armë të mprehta etj.

Policia gjatë arrestimit sekuestroi një sasi të madhe objektesh: një kallashnikov, dy pistoleta, një revolver, katër makina private, një skuter me liçencë të falsifikuar, dy liçenca të falsifikuar, dy karta ID të falsifikuara, një thikë, një palë dylbi dhe telefona./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne