Shqiperia

Shkatërrohet rrjeti që shpërndante drogë në shkollat greke, prangosen 8 shqiptarë

8 shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke pasi akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike. Mes të arrestuarve në Athinë janë edhe dy grekë, ndërsa hetimet vijojnë për persona të tjerë të përfshirë në rrjetin e trafikut. Autorët shpërndanin drogë në shkollat greke për nxënësit, ndërsa udhëheqës të grupit ishin dy shqiptarë 24 dhe 26 vjeç.

Sipas mediave greke, kanabisi ishte transportuar nga Shqipëria për në shtetin fqinj, ku fitimi vetëm në muajt e fundit ishte rreth 100 mijë euro, ndërsa nga kontrolli i banesës u sekuestruan kanabis, celularë, një pistoletë dhe 8 mijë euro.

OPINIONE