“Më shkatërrove jetën e djalit, arkivolet i bëje për të tjerët”, gruaja i hakërrehet keq Kadaresë

Janulla Rrapi, mamaja e Renato Rrapit, djali që njihet në publikun e gjerë si njeriu që dashuroi vajzën e Kadaresë por që për shkak të dallimit klasor, Kadare nuk e pranoi, ka reaguar sërish.

Pas intervistës së Kadaresë për Die Welt, ku ky i fundit tha se regjimi komunist i kishte bërë gati arkivolin duke i mbyllur dosjen e pushkatimit, Rrapi shkruan se Kadare nuk duhet të flasë për arkivole pasi ai vetë është bërë shkak për internimin e familjes së tyre.

Ajo i drejtohet ashpër shkrimtarit duke e quajtur ‘shpifës’, ‘hakmarrës’ ‘dhe ‘sulltan’.

Reagimi i plotë i Rrapit

Eshte e kunderta more sulltan Kadare.. ne ate kohe dhe ne vazhdim ti me shtetin i beje gati arkivolet per te tjere.. Me shkatrove jeten e djalit tim ..

Ne vitin 1996 isha ne Shqiperi per te mar demshperblim 2 milion leke dhe 7 milion leter me vlere si fillim demshperblim te persekutimit dhe pastaj kur sulltani mori vesh nuk i dhan me .. Rruges duke ecur degjoj nje ze qe me theriste :O Jonulla shitstja jon e lagjes: e pash dhe mu kujtua .. uaa i thash je Naim Zyberi po me tha .. nona ime s`te harron kure qe na jepshe ushimet borxh dhe ti jepnim ne fund te muajit .. E di qe dhe Kadarea eshte ketu ka ardhur me gjith familjen per pushime .. po deshe ti me jep vetem 1 mij dollare ta vras vetem se me vjen keq ç`far i ka bere Renatos ..

E shikova dhe i thashe : I kam lene Zotin o Naim : Me von lezova ne gazet se dhe ate e kishin vrare bashke me nene dhe motren .. Eh si eshte jeta .. Ky shkrimtar i madh me zemer e shpirt kriminel , tani na hiqet viktim..

Ne ate kohe i kishte privilegjet deputet i lagjes, nenkryetar i frontit , i perkedheluri i Enverit dhe Nexhmijes,, fjala e tij ishte ligj .. Ne nje takim motra ime me Nexhmije Hoxhen per problemin e pashaportizimit kur te ktheheshim nga internimi mori nje pergjigje shum negative ..

Te rrin atje ku jane sepse nuk e len rrrrrrrrehat Ismail Kadaren .. Kadareja eshte shkrimtar boteror i cili shpenzon koh te madhe per Enverin duke pregatitur materjalet per plenium, kongreset etj etj.. Ah kjo fytyre sa hakmares, shpifs eshte .. Nuk mbulohet dielli me shosh..Jo..Jo..”, reagon zonja Rrapi./ joq

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne