Shkelën rregullat e lëvizjes së lirë në BE, riatdhesohen 114 shqiptarë

Policia Kufitare thekson se ditën e sotme në bashkëpunim dhe me parnerët e huaj ka riatdhesuar 114 shtetas shqiptarë, të cilët kanë shkelur rregullat e qëndrimit dhe të lëvizjes së lirë në vendet e BE-së.  Mes tjerash, policia ripërserit apelin për qytetarëve shqiptarë  dhe iu bën me dije se kanë zero shanse të përfitojnë azil ne vendet e Bashkimit Europian.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare vijon operacionet e përbashkëta të riatdhesimit të shtetasve shqiptarë të cilët kërkojnë azil apo nuk respektojnë rregullat e qëndrimit në hapësirën SCHENGEN. Riatdhesohen 114 shtetas shqiptarë të cilët kishin shkelur rregullat e qëndrimit në vendet e BE-së, apo u është refuzuar dhënia e azilit.

Në kuadër të fluturimeve të përbashkëta organizuar nga Franca në bashkëpunim me Frontex dhe me pjesëmarrjen e Belgjikës, Gjermanisë e vendeve të tjera të BE-së, si dhe me mbështetjen e eskortës Shqiptare në  Aeroportin e Rinasit mbërriti një charter nga Franca, i eskortuar nga Policia Shqiptare me 33 shtetas shqiptar, nga të cilët 28 shtetas të deportuar nga Franca dhe 5 shtetas nga Belgjika.

Po në këtë kuadër nga disa vende të BE-së, u riatdhesuan edhe 81 shtetas të tjerë shqiptarë të cilët kishin thyer rregullat e qëndrimit në hapësirën SCHENGEN, disa prej tyre kishin tentuar për të hyrë ilegal në Angli, si dhe një pjesë që kishin përfunduar dënimin në një nga vendet e BE-së.

Policia e Shtetit apelon edhe njëherë  për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero./Balkanweb/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne