Shqiperia

Shkëlzen Berisha merret në pyetje në Prokurori

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Berisham është thirrur për të dëshmuar mbrëmjen e sotme në Prokurorinë e Tiranës në cilësinë e personit që deklaron në rrethana të dobishme.
Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se Shkëlzen Berisha është marrë në pyetje për rreth 30 minuta në lidhje me privatizimin e OSSH nga kompania CEZ.
Përpara prokurorëve Shkëlzeni i ka qëndruar linjës së mendimeve të artikuluara edhe më herët në media se nuk ka asnjë lidhje me atë histori të krijuar nga Rama për të mbuluar skandalet e tij
Më 25 janar kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se Shkëlzen Berisha është thirrur nga Prokuroria për të dëshmuar për aferën me CEZ.

Pas Ballës ishte vetë Shkëlzen Berisha që reagoi nëpërmjet “Facebook”, duke e quajtur këtë gjë flluskë-thirrje të ‘kryeprokurorit të Surrelit”.
“Kryegjykatësi dhe kryeprokurori i ri i Shqipërisë, më dërgoi sot një flluskë-thirrje publike ‘në cilësinë e personit që deklaron në rrethana të dobishme’ në baze të kallëzimit të bërë po vetë nga ai, përmes parlamentit”, shkroi Shkëlzen Berisha më 25 janar. /bw