Shqiperia

Shkelzen Berisha pronar te “Eagle Mobile”, bashkëshortja e Taulant Ballës drejtoreshë në Telekom, vëllai i Veliajt bën “PR” Albtelekomit

Politika shqiptare është sulur drejt kompanive të mëdha që operojnë në këtë vend për të rrëmbyer secili nga një copë të majme. Presionet, lehtësirat dhe trysnia e pushtetit ka bërë që këto kompani, pavarësisht se mund të jenë të huaja apo vendase, për të mbijetuar janë të detyruara që të bëjnë dhe kompromise të tilla me politikën. Duke i bërë ortakë në biznes apo duke u dhënë drejtimin e tyre.

Ndërkohë që dhe politika vetë, janë të djathtë apo të majtë, në opozitë apo në pushtet, përtej fjalorit kërcënues dhe banal që përdorin në kuvend dhe panele politike, operon në sinkron dhe në koalicion të plotë. Thjesht dhe vetëm për të përfituar. Rasti më konkret është grumbullimi i çuditshëm i ekstremeve të politikës, shumë e dukshme tek kompania turke që operon në Shqipëri përmes telefoninë celulare “Eagle Mobile”. Kemi shkruar se Shkelzen Berisha, djali i ish kryeministrit Sali Berisha është bashkëpronar tek “Eagle Mobile”. Duke përfituar që në “gjenezën” e ardhjes së kësaj kompanie në Shqipëri, pas presionit të fortë që Berisha ushtroi ndaj “Calik” që me ardhjen e PD në pushtet në vitin 2005.

Shkelzen Berisha u bë drejtor juridik i kompanisë së “fjetur” “Eagle Mobile, që më pas mori licencë dhe u fuqizua krah dy kompanive të tjera celulare Vodafon dhe AMC dhe priti dhe daljen e një konkurrenti tjeter në këtë sektor “Plus”. Dhe Zeni mbeti bashkëpronar. Duke përcjellë lajmin se Shkelzen Berisha është bashkëpronar tek kompania celulare “Pamfleti.com” paralajmëroi lajme të tjera të reja.

Kështu, mësohet se drejtoreshë e “T-Mobil” e ashtuquajtur AMC është bashkëshortja e kryetarit të grupit parlamentar të PS Taulant Balla. Ndërkohë që kompania përgjegjëse për imazhin dhe për të bërë PR e kompoanisë “Albtelekom” është kompania “Gogel” (jo google) që është as më pak dhe as më shumë por kompani e vëllait të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Pra politika, kur bëhet fjalë për para është në koaloicion dhe në unison të plotë për të mbërthyer kompanitë e mëdha. Pavarësisht sulmeve verbale në Kuvend, panele politike apo media ndaj njëri tjetrit. Por…do ketë xhevahire të tjera në të ardhmen.

OPINIONE