Shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me Turqinë llogariten 25, 451 milionë lekë

Shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me Turqinë, gjatë periudhës janar-qershor të vitit 2017, llogariten 25,451 milionë lekë.

Sipas raportit të tregtisë së jashtme të publikuar nga Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT), shkëmbimet tregtare me Turqinë rezultojnë me një rritje prej 3,092 milionë lekësh krahasuar me të njëjtën periudhe të një viti më parë.

Sipas INSTAT-it, eksportet gjatë kësaj periudhe llogariten 1.002 milionë lekë, me një rritje prej 273 milionë lekësh krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Gjatë 6-mujorit të vitit 2016, eksportet arritën në 729 milionë lekë. Nga Turqia, Shqipëria ka eksportuar kryesisht materiale ndërtimi dhe metale, por edhe minerale, lëndë djegëse, energji elektrike.

Të dhënat tregojnë se Turqia ka qenë një treg i rëndësishëm për importimin e mallrave të ndryshme drejt Shqipërisë. Gjatë periudhës janar-qershor të vitit 2017 nga Turqia u importuan 24,449 milionë lekë mallra.

Ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2016 u importuan 21,630 milionë lekë mallra.

Nga Turqia, Shqipëria ka importuar kryesisht tekstile dhe këpucë, si dhe produkte kimike dhe plastike./ g.ere

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne