Shkencëtaret australianë prodhojnë metale ultra të lehtë, që nuk ekzistojnë në natyrë

Shfaqen metalet e para ultra të lehtë që premtojnë të revolucionojnë kiminë dhe të bëjnë shumë më të shpejtë smartfonët, tabletat dhe kompiuterat personalë, sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore “Science” nga një grup shkencëtarësh të Institutit Australian të Teknologjisë (RMIT) në Melburn.

“Kur shkruan me një laps, grafiti lëshon grimca të lehta, grafen, që mund të merren lehtësisht sepse depozitohen në mënyrë të natyrshme në një shtresë. Por nëse këto materiale nuk ekzistojnë në natyrë? Ne kemi gjetur një metodë jashtëzakonisht të lehtë për të krijuar grimca që kanë trashësinë e vetëm pak atomeve”, shpjegon drejtuesi i këtij studimi, Torben Daeneke.

Sasi të larta të këtyre shtresave shumë të lehta mund të prodhohen duke injektuar ajër në metal të lëngshëm, në të njëjtën mënyrë siç bëhet kur prodhohet shkuma në qumësht për të bërë kapuçino.

“Ky është një proces aq i thjeshtë dhe ekonomik sa që mund të bëhet edhe në kuzhinë nga një person që nuk është ekspert”, thotë Daeneke.

“Kjo teknikë mund të aplikohet për një të tretën e elementeve të pranishme në tabelën e Mendelejevit dhe ka aplikime të rëndësishme në fushën e elektronikës”, thonë shkencëtarët.

“Të punosh me përbërs që kanë trashësinë e disa atomeve, do të mundësojë që të prodhohen pajisje elektronike më të mira dhe më efikase nga këndvështrimi energjetik”, theksojnë ata.

Madje është e mundur që të ketë aplikime të rëndësishme edhe në proceset e kimisë industriale, për prodhimin e barnave, fertilizuesve dhe produkteve plastike.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne