Shkencëtarët turq prezantuan “zemrën artificiale”

Zemra artificiale e prodhuar në Turqi u prezantua nga 20 mjekë turq në Simpoziumin Veith të ShBA-së, që është një prej simpoziumeve më të famshme të botës në fushën e kirurgjisë.

Pajisjet mjekësore të njohura me markën “Invamed dhe RD Global” të zhvilluara nga shkencëtarët turq në fushën vaskulare u prezantua në edicionin e 46-të të Simpoziumit Veith që u mbajt në Nju-Jork me pjesëmarrjen e rreth 4 mijë e 500 njerëzve nga më shumë se 70 kompani nga shumë vende të botës.

Kryetari i Federatës së Shëndetësisë së Turqisë, Rasit Dinç u prononcua në lidhje me pajisjet turke të prezantuara në simpoziumin e organizuar në ShBA.

Duke vënë në dukje se simpoziumi u shënua nga pajisjet e prodhuara në Turqi, Rasit Dinç tha: “Në Turqi çdo ditë e më shumë po bëhen gjëra të mira. Aktualisht bota është duke bërë fjalë për zemrën artificiale, për ngjitësin e quajtur ‘Turkish glue’ që përdoret gjatë operacioneve të venave me varice dhe robotët e damarëve”.

Ai bëri të ditur se në Turqi tanimë prodhohen edhe robotët që përdoren për hapjen e damarëve dhe për nxjerrjen e koagulimeve të gjakut nga truri, ndërsa shtoi se “Pajisjet që sot prodhohen në Turqi eksportohen në rreth 60 vende të ndryshme të botës. Në dhashtë Zoti vitin e ardhshëm do të fillojmë me eksporte drejt ShBA-së. Në sajë të simpoziumit pajisjet tona u prezantuan për pjesëmarrësit nga mbi 100 vende të botës. Këto pajisje tërhoqën një interesim të jashtëzakonshëm”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne