Shkodër, 47-vjeçari i dha fund jetës pasi doli nga komisariati, nis hetimi për policët

Një 47-vjeçar i ka dhënë fund jetës dje në Shkodër pak minuta pasi kishte dalë nga Komisariati i Policisë. Ardian Kallami u gjet i vetëvarur ne banesën e tij në Barbullush në Shkodër, ndërsa familjarët hodhën dyshime se veprimi drastik i 47-vjeçarit kishte ardhur pas dhunës së ushtruar nga policia.

Nisur nga këto akuza Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Akuzat në Ministrinë e Brendshme ka nisur hetimet. Sipas burimeve, SHÇBA ka vënë nën hetim dy efektivë policie që pretendohet nga familjarët se kanë ushtruar dhunë mbi të afërmin e tyre.

Sipas familjarëve, 47-vjecari ishte shoqëruar në Komisariatin e Policisë pasi dyshohej për një vjedhje të një banese ngjitur me të tijën. Pasi e kanë mbajtur disa orë në komisariat, atë e kanë lëshuar dhe këtë të hënë e kanë rithirrur për ta marrë në pyetje. Sapo është kthyer nga komisariati ai ka kryer aktin e rëndë, duke u varur brenda banesës./ lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne