Shkoi në Afrikë për të “anuluar” njohjet për Kosovën, sëmurët Daçiç – helmohet nga mishi i dhisë!

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka kaluar një situatë jo të këndshme gjatë një vizite të tij zyrtare në Burkina Faso, kështu që ai duhej të kërkonte ndihmën e mjekëve, të cilët ndërhynë menjehere.

Siç shkruajnë mediat serbe, gjatë një turneu diplomatik në Afrikë, Daçiq përjetoi një dramë të vërtetë kur u sëmur – shkak për të cilën gjë thuhet të ketë qenë specialiteti lokal që ai kishte ngrënë.

Daçiq, siç shkruan Kurir, ishte keq pasi thuhet se kishte ngrënë mish dhie, që thuhet se është një specialitet në Burkina Faso, por kur mori infuzionin, gjendja e tij u përmirësua.

“Ai shpesh udhëton në vendet afrikane sepse është pjesë e një strategjie për të “zvogëluar” numrin e vendeve që e kanë njohur Kosovën”, shkruan tutje Kurir.rs.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe vetë Daçiq.

“Isha i lodhur. Natyrisht unë hëngra diçka që trupi im nuk ishte i mësuar. Unë nuk e di se çfarë, ndoshta ushqim apo kush e di. Klima e Afrikës është e ndryshme. Nuk e di nëse kjo është për shkak të ndryshimeve klimatike ose të disa erëzave të forta. Është e vërtetë që unë kam qenë i rraskapitur për disa orë, por kur mora infuzionin, u bëra më mirë”, citohet të ketë thënë Daçiq.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne