Bota

Shkolla katolike në Teksas armatos stafin deri në dhëmbë

Një shkollë private katolike në Arlington të Teksasit është duke armatosur një pjesë të administratës me armë për t’i mbajtur fëmijët të sigurt.

Presidenti i akademise  “Kristiano Pantego ”, Dr. Jeff Potts njoftoi prindërit se një nivel tjetër sigurie i njohur si “Programi Marshal për Shkolla” është tani aktiv.

Dr. Jeff Potts: “Ne po armatosim individë të zgjedhur që plotësojnë kritere të caktuara. Dhe ata janë njerëz të tipit administrativ që janë në afërsi të të gjitha klasave tona “, tha ai. “Nuk është Florida. Sot është kultura, dhe kjo është diçka që ndihemi të detyruar të bëjmë

Liderët në Akademinë “Kristiano Pantego” thonë se e kanë pasur në plan para shtënave në Florida. Por ndryshe nga shkollat publike, mësuesit e shkollave private nuk kanë të drejtë të mbajnë armë në kampus.

Akademia Kristiano Pantego është një shkollë private me rreth 600 deri në 700 studentë. Ata kanë një kampus në Arlington dhe në Mansfield.

Presidenti i shkollës tha se deshiron që prindërit e studentëve të jenë në dijeni se ndonjë administrator mund të posedojë një armë të fshehur në ndonjë nga kampuset .

Potts thotë se pyetje të tjera si: kush, sa dhe ku nuk do të marrin përgjigje për arsye të dukshme.

Ata nuk do të dinë kush është,” tha presidenti i shkollës. “Dhe kjo është një pjesë e rëndësishme e planit tonë të operacioneve emergjente“.

Potts thotë se ai beson se ata mund të jenë shkolla e vetme private në Teksasin e Veriut që e ka këtë program.

Një 19 vjeçar vrau 17 persona në një shkollë në Florida më 15 shkurt .