Bota Shqiperia Sociale

Shkolla ndërkombëtare verore në Moskë – Një mundësi për të gjithë studentët

Një mundësi e re është hapur për studentët shqiptarë këtë vit, të cilët mund të jenë pjesë e Shkollës Ndërkombëtare Verore “Global Challenges 2017”, e cila do të organizohet në Moskë, Rusi, në datat 7-25 gusht.

Ambasada Ruse në Shqipëri ka ftuar të gjithë studentët shqiptarë nëpërmjet një njoftimi në faqen e saj zyrtare. Njoftimi vijon si më poshtë:

Shkolla Verore në Moskë  «Sfidat Globale 2017»

7-25 Gusht 2017

Studentë nga e gjithë bota dhe Rusia do të takohen për të marrë pjesë në një eksperiencë intensve multikulturore, për të rrëmuar në temat sfiduese politike dhe për të zbuluar mundësitë e paharrueshme kulturore dhe rekreative që Rusia dhe kryeqyteti i saj ofrojnë. Shkolla Verore u ofron studentëve një mundësi për të zgjeruar dhe zhvilluar aftësitë në fusha të ndryshme të Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Politikave Botërore. Ajo ofron një qasje multidisiplinare dhe gjithëpërfshirëse ndaj studimit të çështjeve politike komplekse dhe sfidave me të cilat po përballet bota. Kurset ofrohen nga profesorë të fakulteteve mjaft të respektuara të Akademisë: “Marrëdhënie Ndërkombëtare”, “Ekonomitë Ndërkombëtare” dhe “Ekonomitë Botërore”, të mbështetura nga takime me diplomatë të spikatur rusë e të huaj, njerëz publikë, politikë bërës dhe me komunitetin ndërkombëtar global.

E re! Akademia Diplomatike së bashku me Delegacionin e BE-së në Moskë do të mbajnë një konferencë ndërkombëtare të gërshetuar me Shkollën Verore 2017. Pjesëmarrësit e shkollës do të kenë mundësinë të takojnë studentë nga universitete të ndryshme të Rusisë, dhe të diplomuar të shkollave të BE-së. Çertifikatat pjesëmarrëse të konferencës ndërkombëtare do të jepen në përfundim të saj.

Përveç mundësive të shkëlqyera arsimore, shkolla ofron një shans për të zbuluar kulturën ruse dhe qytetin e Moskës, për të zotëruar një nga gjuhët më gjerësisht të folura në botë, rusishten. Kurset e gjuhës ruse janë në dispozicion për studentët e të gjitha niveleve.

Pas përfundimit të sukseshëm, programi ka vlerën e 6 krediteve ECTS, që mund të njihen si pjesë e studimeve tuaja në vazhdim.

E re! Në sajë të mbështetjes financiare të Gorchakov Fund, ne mund të ofrojmë dy bileta vajtje-ardhje. Akademia do të shpallë fituesit më vonë.

AKOMODIMI: Pjesëmarrësit e Shkollës Verore 2017 do të vendosen në hotelin e Akademisë, i cili ofron lloje të ndryshme banimi. Hoteli është një ndërtesë 12- katëshe dhe përbëhet nga apartamente me një dhomë, dy dhoma dhe tre dhoma. Hoteli është i vendosur në afërsi të stacionit të metrosë; duhen rreth 20 minuta për të arritur në Akademi.

Kontaktet: +7(499) 245 3386  // +7 (499) 940 1357, ext. 10205 ose 10379

e-mail: tatiana.kosareva@dipacademy.ru  / dekanat.is@dipacademy.ru

Për më shumë informacion, klikoni në: http://www.dipacademy.ru/en/news/moscow-summer-school-2017-global-challenges/

© Gazeta Impakt

OPINIONE

INTERVISTA