Shkolla verore e gjuhës turke 2018

Instituti “Yunus Emre” ka prezantuar në Shkodër “Shkollën Verore të Gjuhës Turke 2018” përmes një aktiviteti, i cili bëri të mundur prezantimin e shkollës verore, ceremoninë e shpërndarjes së çertifikatave, recital të muzikës klasike turke dhe ekspozitë fotografike e kësaj shkolle.
Programi filloi me prezantimin e institutit “Yunus Emre” nga mësuesi i gjuhës turke pranë institutit, Ibrahim Aydoglu i cili tha:

“…Motivi i këtij takimi është promovimi i shkollës verore që organizohet në qendrën tonë turke Yunus Emre. Që nga 2010, në muajin korrik ne organizojmë shkollën verore në Turqi, ku marrin pjesë studentë nga e gjithë bota, jo vetëm nga Shqipëria.

Ka një interes gjithnjë e në rritje, vetëm vitin e kaluar 12 nxënës ishin nga Shkodra. Shpresojmë që edhe në këtë vit të ketë një pjesëmarrje akoma më të madhe. Yunus Emre është vazhdimisht pranë Shkodrës, pranë nxënësve shkodranë dhe i mbështet ata për cdo nisëm…”.

Më pas, vijoi me prezantimin informues mbi shkollën verore të realizuar nga mësuesja e gjuhës turke në institutin “Yunus Emre” Shkodër, Betül Onat.
Pas fjalës së mbajtur nga zv. Dekane e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Prof.as.dr. Albana Boriçi, nxënësit pjesëmarrës në shkollën verore 2017, Qamil Sokoli dhe Erion Halluni ndanë me të pranishmit ndjesitë dhe eksperiencat e jetuara gjatë shkollës verore.
Pas mbledhjes së promovimit të shkollës verore u realizua shpërndarja e çertifikatave për 26 nxënës që pasqyruan sukses në kurset e gjuhës turke gjatë semestrit Vjeshtë 2017.
Pas ceremonisë së shpërndarjes së çertifikatave nën shoqërinë e tingujve të recitalit të muzikës klasike turke me performacë të instrumentit ud, u realizua hapja e ekspozitës fotografike të shkollës verore.

Po ashtu edhe në Tiranë në institutin turk “Yunus Emre” u organizua takimi informues për Shkollën Verore të Turqishtes 2018. Kursantët dhe mësuesit që kanë marrë pjesë më parë në këtë shkollë ndanë eksperiencën e tyre me pjesëmarrësit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne