Shkollat ndërprenë mësimin sepse në Fier po shkonte Edi Rama

Ai ka premtuar se arsimi nuk ndikohet nga politika, por “Nisma Thurje” ka denoncuar një rast se si nxënësit e shkollave po përdoren për të mbushur takimet e kryeministrit Edi Rama. Mësohet se drejtoresha e shkollës ‘Vasil Sota’ në Fier, ka urdhëruar ditën e sotme, ndërprerjen e mësimit, pasi nxënësit do të merrnin pjesë në takimin me kryeministrin.

“Drejtoresha e Shkolles “Vasil Sota” ne Verri ju ka bere presion nxenesve qe te mos dalin ne proteste kunder impjantit te djegies se plehave. Ama sot, te njejtet nxenes i vuri ne rresht per nje dhe mbushi plot autobusin per ti cuar ne takimin me Edi Ramen. duke e nderprere mesimin.  Leksioni qe marrin nxenesit eshte: Jo vetem ulni koken perballe atyre qe duan t’ju helmojne por edhe duartrokitini”, – shkruan ‘Nisma Thurje’./ Lapsi.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne