Shkon në 15 persona numri i të vdekurve nga Korona në Iran

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit ka deklaruar se numri i personave që kanë vdekur si pasojë e infektimit me virusin Korona në Iran ka shkuar në 15 persona.

Kijanush Xhahanbakhsh, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, ditën e martë në një konferencë për gazetarë, ka thënë: “Në mënyrë definitive 95 persona janë infektuar me virusin e ri Korona në Iran, ndërsa deri më tani si pasojë e këtij virusi kanë humbur jetën 15 persona”.

Organizata Botërore e Shëndetit ka thënë se është herët për të shpallur një pandemi, por që vendet duhet të përgatiten.

Një pandemi deklarohet kur shkalla jashtëzakonisht e lartë e infeksionit përhapet nga një person në tjetrin.

Por OBSH tha sot se koronavirusi ende mund të shtypet dhe se do të ishte e nxituar të deklarohej një pandemi, edhe pse virusi Covid-19 ka atë potencial.

“Mesazhi kryesor që duhet t’u japim të gjitha vendeve është shpresë, kurajo dhe besim se ne mund të kurojmë virusin dhe në fakt shumë vende e kanë bërë atë. Përdorimi i fjalës ‘pandemi’ nuk do të ishte e vërtetë, dhe sigurisht mund të shkaktojë frikë,” tha kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne