Bota

Shkon në 2151 numri i viktimave nga kolera në Jemen

Numri i viktimave nga përhapja e sëmundjes së kolerës në Jemen ka shkuar në 2151 persona.

Lajmi bëhet i ditur nga OBSH sipas të cilës deri tani janë infektuar 680 mijë e 626 persona me sëmundjen e kolerës në të gjithë Jemenin. Kjo organizatë gjithashtu është shprehur e shqetësuar për mungesën e ujit të pijshëm në Jemen. Numri i viktimave nga Kolera në Jemen ka arritur 2151 persona në ditët e fundit sepse spitalet dhe qendrat shëndetësore të Jemenit për shkak të agresionit ushtarak të Arabisë Saudite dhe bllokadës kundër popullin jemenas, nuk kanë mundësi të ofrojnë shërbime të duhura për pacientët. Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se OBSH ka deklaruar se në mesin e viktimave të shkaktuara nga kolera janë me dhjetëra fëmijëve. Kjo është në kohën kur përhapja e sëmundjes kolera në provincat e ndryshme të Jemenit, po vazhdon me një intensitet të madh. OBSH ka deklaruar se dy e treta e popullsisë së Jemenit janë të privuar nga posedimi i ujit të pijshëm të shëndoshë. Burime nga OBSH kanë thënë se ekzistojnë edhe 14 mijë raste të reja që dyshohet të jenë infektuar me sëmundjen e kolerës. Mungesa e ujit të pijshëm, kushtet e papërshtatshme higjienike të krijuara për shkak të bombardimeve të objekteve higjienike dhe shëndetësore në Jemen nga ana e Arabisë Saudite, si dhe pengesat saudite për të mos lejuar dërgimin e ndihmave humanitare për popullin jemenas, kanë shtuar mundësitë për përhapjen e sëmundjes së kolerës në të gjithë Jemenin./ PT

OPINIONE

INTERVISTA